Violeta Rexhepaqigi
5 February 2026
#PërrallaTëKuqe(1965-2020) Nji përrallë avantgarde është historia e jetës së punk-artistes Violeta Rexhepaqigi (1965-2020). E njohun për kompozimet e saja elegante dhe nji prani skenike të rrallë që lanë gjurmë autentike në kulturën muzikore të Kosovës, ajo u lind në nji familje artistësh dhe u bë simbol i një gjenerate që përmes muzikës rebelohej drejt lirisë.
Duke fillue nga festivali i fëmijëve "Akordet e Kosovës", Violeta intepretoi ma se 40 kangë për fëmijë, dhe luajti zanin e personazheve në radio-drama për fëmijë. Gjatë viteve 70’ dhe 80’, karriera e saj mori hov dhe luajti rol ne krijimin e nji gjuhe moderne të muzikës shqipe. Me kangë që interpretojne andrra romantike e melankoli urbane, Violeta, me shumë sharm rrëmbeu rok-skenën e viteve 80’ me nji pasion për mode, flokë shumë-ngjyrëshe e këpucë ndryshe-ndryshe.
Violeta Rexhepagiqi ishte edhe nji gazetare e suksesshme, e angazhueme prej moshës 18-vjeçare në RTP me programin artistik “Fontanë Dëshirash”, me të cilin mori pjesë edhe në festivalin e Radio Televizionit Jugosllav. Ma vonë punoi si reportere lufte për media ndërkombëtare, duke raportuar nga vende të ndryshme të konflikteve dhe duke intervistu figura të rëndësishme politike. Violeta Rexhepagiqi u njoh nga publiku shqiptar përmes paraqitjeve me grupin e muzikës “Vivien”, e gjate asaj kohe përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen jugosllave për Eurovision Song Contest, duke interpretuar në shqip në një periudhë kur identiteti kulturor shqiptar përballej me shtypje e përjashtim. Në vitin 1996, Violeta Rexhepagiqi, në bashkëpunim me produksionin muzikor “Labia”, publikoi një disk me kangë nga albumi “Viviene,” tue rikthye vëmendjen te disa prej kangëve ma të dashtuna të saj.